Reperja e njohur shqiptare, Tayna para nisjes së sezonit të ngarkuar veror me koncerte po shijon disa ditë me pushime.
Rap-artistja sot (e martë) ka ndarë një imazhe në llogarinë e saj në Instagram teksa po relaksohej në mes të oqeanit.
Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka pozuar e veshur vetëm në bikini, ndërsa në duar mbante një libër.
Reperja shpesh herë ka treguar pasionin që ka për leximin, përmes postimeve në InstaStory ajo rekomandon libra e saj të preferuar për fansat.
Ndërkohë, Tayna së fundmi ka paralajmëruar këngë më të re “Kalle” që pritet të publikohet nesër (e mërkurë).
Kënga e fundit e reperës është bashkëpunimi që solli me reperin Buta “Mashallah x Hajde Gëzuar”.
Përveç kësaj, Tayna muaj më parë lansoi albumin e parë në karrierë “Bipolar”. /Telegrafi/