Rep-artistja e njohur, Tayna, është ndër më të komentuarat në estradën shqiptare.
Bukuroshja shqiptare është tejet aktive në rrjete sociale, ndërsa informon fansat për më të rejat nga ajo.
Së fundmi ajo është parë në Amerikë, ndërsa po shijon kohën në vende të ndryshme.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Tayna ka pozuar para pasqyrës me një fustan të zi.
Ajo çka mori vëmendje janë linjat e tonifikuara të saj trupore, ndërsa krejt kësaj dukje i ka bashkangjitur edhe një makijazh të rëndë.
E njohur për eksperimentimin e ngjyrave për flokë, kësaj radhe ajo i lënë të bardha dhe të lira mbi supe.
Theksojmë se “Qe Qe” titullohet projekti I fundit nga reperja, që ka rezultuar të jetë mjaft i pëlqyer. /Telegrafi/