Telegrafi

Tayna me poza atraktive para pasqyrës, tërheq vëmendje me fustanin e ngushtë

Tayna (Foto: Instagram/tayna)

Rep-artistja e njohur, Tayna, gjithmonë di të tërheq vëmendjen e fansave me secilën lëvizje.

Ajo është tejet aktive në rrjete sociale, ku informon ndjekësit për të rejat nga jeta e saj profesionale e personale.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social, bukuroshja shqiptare ka mahnitur me dukjen, ndërsa është shfaqur me një fustan të ngushtë.

(Foto: Instastory)

Duka marrë poza para pasqyrës, Tayna ka vënë në pah linjat e formësuara trupore, për të cilat komentohet mjaft shumë.

Lexo po ashtu Tayna me imazh të shkëputur nga xhirimet: Unë të josh, të bëj budalla

Ajo njihet për eksperimentimin stilit të flokëve, kësaj radhe ajo ka vendosur t’i bëjë gërsheta, ndërsa ka zgjedhur ngjyrën e bardhë për to.

(Foto: Instastory)

Ndërkaq, “Bass” titullohet projekti i saj i fundit, që rezultoi të jetë i pëlqyer në masë të madhe. /Telegrafi/