Rep-artistja e njohur, Tayna, gjithmonë di të tërheq vëmendjen e fansave me secilën lëvizje.
Ajo është tejet aktive në rrjete sociale, ku informon ndjekësit për të rejat nga jeta e saj profesionale e personale.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social, bukuroshja shqiptare ka mahnitur me dukjen, ndërsa është shfaqur me një fustan të ngushtë.
Duka marrë poza para pasqyrës, Tayna ka vënë në pah linjat e formësuara trupore, për të cilat komentohet mjaft shumë.
Ajo njihet për eksperimentimin stilit të flokëve, kësaj radhe ajo ka vendosur t’i bëjë gërsheta, ndërsa ka zgjedhur ngjyrën e bardhë për to.
Ndërkaq, “Bass” titullohet projekti i saj i fundit, që rezultoi të jetë i pëlqyer në masë të madhe. /Telegrafi/