Telegrafi

Tayna paralajmëron këngën e re verore “Caliente”

Foto: Tayna/Instagram

Reperja Tayna do ta nisë sezonin veror me një projekt të ri muzikor.

Ajo ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale se kënga e saj e re do të publikohet të shtunën, dhe do të jetë ritmike-verore.

“Caliente” do të mbajë titullin kjo këngët, klipi i së cilës është realizuar në bregdetin shqiptar.

Në fotografinë e ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, Tayna shfaqet mjaft atraktive nga xhirimet, teksa është duke shijuar një pije freskuese pranë tezgës me pemë.

Lexo po ashtu Tayna shfaq linjat atraktive në Ulqin: Dukem sikur kam ardhur nga ndonjë vend tropikal

Kënga është punuar nga producenti Cricket,gjersa për klipin janë kujdesur produksioni kosovar, Entermedia.

“Caliente” do të publikohet në orën 15:00.

Ndërkohë, “Kce” mban titullin kënga e fundit që ajo solli për publikun, dhe që u prit mirë nga fansat e reperes. /Telegrafi/