Reperja Tayna do ta nisë sezonin veror me një projekt të ri muzikor.
Ajo ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale se kënga e saj e re do të publikohet të shtunën, dhe do të jetë ritmike-verore.
“Caliente” do të mbajë titullin kjo këngët, klipi i së cilës është realizuar në bregdetin shqiptar.
Në fotografinë e ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, Tayna shfaqet mjaft atraktive nga xhirimet, teksa është duke shijuar një pije freskuese pranë tezgës me pemë.
Kënga është punuar nga producenti Cricket,gjersa për klipin janë kujdesur produksioni kosovar, Entermedia.
“Caliente” do të publikohet në orën 15:00.
Ndërkohë, “Kce” mban titullin kënga e fundit që ajo solli për publikun, dhe që u prit mirë nga fansat e reperes. /Telegrafi/