Rap-artistja shqiptare nga Prizreni, Tayna, ka reaguar për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ajo ka shpërndarë një postim në InstaStory, me anë të të cilit shprehet e lumtur pas këtij vendimi.
“Më në fund po lëvizim të lirë siç e meritojmë”, ka thënë Doruntina Shala (emri i vërtetë).
Parlamenti Evropian ndërkohë sot ka dhënë dritën e gjelbër për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.
Qytetarëve të Kosovës iu është dhënë e drejta të lëvizin lirë nëpër Evropë që nga janari i vitit 2024.
Great news for all citizens of #Kosovo ?? from @Europarl_EN!
Congratulations on the long awaited and very much deserved #VisaLiberalisation that will allow you to finally travel freely across Europe as of 2024!
Happy freedom of movement! ???? pic.twitter.com/DkNeovHIGZ
— Viola von Cramon ???? (@ViolavonCramon) April 18, 2023
Kjo çështje tashmë është përmbyllur dhe të mërkurën e 19 prillit do të jetë ceremonia për nënshkrimin e Aktit ligjor.
Përjashtimi i vizave nga ana tjetër do të hyjë në fuqi pasi të jetë vendosur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS). /Telegrafi/