Telegrafi

Tayna merr vëmendje me pozat e reja ndërsa vë në pah format trupore në fustan elegant

Reperja e njohur, Tayna pritet që shumë shpejt të vijë në një bashkëpunim të ri me reperin Mozzik dhe këngëtarin, Butrint Imeri.

Tre artistët kanë paralajmëruar se kënga mban titullin “Pare” dhe është drejt finalizimit ndërsa ende nuk kanë dhënë një datë të lansimit.

Por, megjithatë reperja nga Prizreni ka ndarë disa imazhe të shkëputura nga xhirimet e klipit të ri ku ajo si çdo herë tjetër duket në formë të mirë dhe tejet joshëse.

Foto: Tayna/Instagram

Edhe së fundmi, krijuesja e hiti “Sicko” postoi disa fotografi ku ajo shihet e veshur në një fustan të gjatë nga materiali saten me ngjyrë të kaltër, ndërsa ia theksonte dekoltenë dhe këmbët joshëse në një prerje të veçantë.

Në disa nga pozat, Tayna shihet e shtrirë në një divan teksa thekson linjat mahnitëse të trupit për të cilat edhe njihet dhe komentohet vazhdimisht.

Foto: Tayna/Instagram

Të shumta kanë qenë edhe komentet dhe pëlqimet nga ana e fansave të saj të shumtë në llogarinë e saj të Instagramit ku ajo numëron mbi një milion ndjekës.

Lexo po ashtu Tayna shfaqet provokuese rrugëve të Monakos, ekspozon linjat joshëse në veshjen ngjyrë rozë

Ndërkohë, aktualisht Tayna po shijon suksesin e një tjetër bashkëpunimi me reperin Marini.

Foto: Tayna/Instagram

Projekti me titullin “Alpha & Omega” tashmë ka grumbulluar mbi pesë milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/