Site icon Telegrafi

Tayna lanson klipin e këngës “Pow Pow”

Tayna në klipin e këngës Pow Pow (Foto: YouTube/Friends Entertainment)

“Pow Pow” është titulli i këngës më të re të Taynas, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Producenti Cricket qëndron edhe pas kësaj kënge, ndërsa masterizimi është realizuar nga Nome Entertainment.

Tayna në klipin e këngës Pow Pow (Foto: YouTube/Friends Entertainment)

Si gjithmonë, për tekstin e kësaj kënge është kujdesur vet reperja.

Për videon e “Pow Pow” është kujdesur regjisori Alban Selimaj, derisa kinematografia i është besuar Adonis Krasniqit.

Tayna në klipin e këngës Pow Pow (Foto: YouTube/Friends Entertainment)
Lexo po ashtu Lajmet për Taynan

Projekti është prodhim i produksionit Friends Entertainment, ndërsa Rinor Hykolli është producent ekzekutiv.

Ritheksojmë se Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes) shpërtheu në skenën e muzikës moderne shqipe në vitin 2018.

Duke filluar nga “Columbiana”, ajo lansoi hite të njëpasnjëshme, si “Shqipe”, “Fake”, “Doruntina” dhe tash “Pow Pow”. /Telegrafi/

Exit mobile version