Super ylli Kim Kardashian i ka befasuar të gjithë njerëzit javëve të fundit, duke u shfaqur komplet në të zeza në shumë prej paraqitjeve të saj.
Në Met Gala 2021 që u mbajt të hënën në New York, ajo u prezantua në tapetin e kuq të eventit, e veshur me një mbulesë të zezë nga koka deri te këmbët, e cila nuk i zbulonte as fytyrën.
E një veshje e tillë e shumë komentuar duket se i ka rënë në sy edhe reperes shumë të njohur vendore, Tayna.
Kjo e fundit, në fund të vitit 2018 ishte veshur me një maskë të madhe, nga ku kishte zbuluar vetëm sytë, me çka duket të jetë një paraqitje e ngjashme me atë të Kimit.
Tayna publikoi së fundmi në InstaStory një fotografi të kësaj paraqitje me maskë të tri viteve më parë, duke tërhequr një paralele me dukjen e bukuroshes Kardashian së fundmi.
“Tri vite më parë dhe tani them: Çfarë isha duke menduar me këtë”, ka shkruar reperja nga Prizreni, teksa ka etiketuar 40-vjeçaren Kardashian.
Përndryshe kjo veshje në të zeza e Kimit mendohet se vjen si një suport për albumin e ish-burrit të saj, reperit, Kanye West – pasi albumi i tij i ri “Donda” ka krejtësisht një koopertinë të zezë. /Telegrafi/