Reperja Tayna gjatë vitit që lamë pas ka qenë emër shumë i komentuar në rrjetet sociale e në faqet rozë.
Artistja nga Prizreni e kishte përmbyllur vitin 2020 në një intervistë të dhënë në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku rrëfeu shumë të pathëna nga jeta private e ajo profesionale.
Krahas tjerash, ajo komentoi edhe reperët e estradës me të cilët ruan raporte shumë të mira.
Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka thënë nga një fjalë për secilin artist që i doli në ekran, përfshirë këtu Noizyn, Mozzik, Getinjon, Stresin etj.
“Noizy shumë biznesmen”, ka thënë ajo teksa për reperin Stresi thotë se është ‘shumë i vërtetë’.
Në anën tjetër, 24 vjeçarja tha se ‘Getinjo tepër i mençur, reper i mirë’ kurse Mozzik ‘djalë shumë i mirë dhe është reperi më i suksesshëm i momentit’.
Tayna ndërkohë këtë vit pritet të lansojë një tjetër këngë të re në bashkëpunim me Mozzik. /Telegrafi/