Tayna është ndër rep-artistet shqiptare që deri më tani ka arritur të thyer të gjitha barrierat.
Që nga paraqitja e saj e parë, e deri në ditët e sotme, bukuroshja brune vazhdon të qëndroj në top listat e artistëve më të dëgjuar.
Në një postim në rrjetin social Instagram, reperja ka publikuar një fotografi, të shkëputur nga xhirimet e klipit të ri.
E veshur me stil sikurse të një meksikane, ajo në rend të parë ka vënë gjoksin e formësuar, përmes një bluze të bardhë.
Po ashtu, vëmendje ka marrë edhe kapelja e saj, e cila përkon me kulturën e po të njëjtit vend ku ajo po qëndron, në Meksikë.
“Zemrën time qeqeqeqe”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Derisa po përgatitet për projektin e radhës, “Bass” mbetet hiti i saj i fundit që i prit mjaft mirë. /Telegrafi/