Telegrafi

Tayna fotografohet nga studioja muzikore: Aty ku keni dëshirë të më shihni

Tayna (Foto: Instagram/tayna)

Rep-artistja e njohur, Tayna, është mjaft e popullarizuar sa i përket prodhimtarisë së saj në zhanrin hip-hop.

Që nga paraqitja e saj e parë, reperja ka dëshmuar se ka talent, ndërsa secila këngë e saj po thyen rekorde.

Sidoqoftë, pas suksesit të projekteve të fundit, Tayna ka qenë duke qëndruar në Los Angeles, teksa ka shijuar pushimet.

(Foto: Instastory)

Si duket ajo është kthyer sërish në Kosovë, pasi në një postim në rrjetin social Instagram ajo është parë në studion e producentit Cricket Music.

“Aty ku keni dëshirë të më shihni”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazheve.

(Foto: Instastory)

Vlen të përmendet se “Qe Qe” është kënga e saj e fundit, që mori 11 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/