Site icon Telegrafi

Tayna feston ditëlindjen e 25-të, befasohet me tortë e fishekzjarrë

Reperja e njohur, Tayna sot (e martë)  ka një ditë të veçantë, kjo sepse ajo po feston ditëlindjen e 25-të.

Kështu ka bërë të ditur vet ajo në disa postime që ka ndarë me mbi 1.5 milion ndjekësit në llogarinë e saj të Instagramit.

“E kam vetveten, çfarë tjetër mund të kërkoi. Vajza e ditëlindjes”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e një foto të saj të realizuar kohë më parë.

Peperja nga Prizreni ka shpërndarë edhe disa urime që miqtë e saj i kanë bërë për ditëlindje, në mes tyre edhe të menaxherit të saj, Rinor Hykolli.

Foto: Tayna/InstaStory

“Urime ditëlindja edhe 100 vite yll, krenohemi me ty”, ka shkruar Hykolli në urimin e tij për reperen.

Foto: Tayna/InstaStory

Ndërkohë, krijuesja e këngës “Taka” për natën e saj speciale është befasuar edhe me fishekzjarrë dhe një tortë.

Foto: Tayna/InstaStory

Ndryshe, kujtojmë që Tayna është drejt finalizimi të albumit të ri, kënga e parë e të cilit publikohet sot. /Telegrafi/

Exit mobile version