Telegrafi

Tayna dhuron performancë elektrizuese në Zvicër – bën ‘twerk’ para mijëra fansave

Disa prej emrave më të njohur të estradës së fundmi kanë performuar në një festival shqiptar në Zvicër.

Mijëra fansa ishin mbledhur për të shijuar nga afër hitet e tyre dhe performanca elektrizuese.

Në mesin e artistëve që argëtuan publikun ishte edhe reperja e njohur, Tayna e cila u ngjit në skenë bashkë me disa balerina që e shoqëronin në vallëzim.

Foto: Tayna/TikTok

E veshur në një bluze dhe min-fund të shkurtër me ngjyrë të bardhë, Tayna ka provokuar fansat edhe me lëvizjet provokuese gjatë performancës dhe vallëzimin ‘twerk’.

Lexo po ashtu Tayna duket tërheqëse në fotografitë nga koncerti i fundit në Zvicër

Një video nga kjo performanca e ka ndarë me fansat edhe në llogarinë e saj në  TikTok.

Foto: Tayna/TikTok

Ndërkohë, theksojmë që krahas koncerteve Tayna mbetet e angazhuar edhe me projekte të reja.

Kënga e fundit është bashkëpunimi me reperin Azet “Tequila” që brenda pak ditësh ka grumbulluar mbi 4 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

@doruntina #viral #festival #albafestival #tayna #fyp ♬ original sound – Tayna