Taylor Swift mund të falë, por me sa duket nuk harron kurrë.
Gjatë një interviste para-shfaqjes së MTV VMA 2019 të hënën, këngëtarja e muzikës pop, 29 vjeçe, referoi momentin famëkeq kur Kanye West ndërpreu fjalimin e saj pas pranimit të çmimit në të njëjtën shfaqje, 10 vjet më parë.
“Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë në këtë shfaqje, siç e kam mësuar”, i tha Swift gazetares Terrence J, e cila po e intervistonte.
“Por ne me siguri do të zbulojmë një mënyrë për të festuar sidoqoftë”, tha më tej ajo, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2009, West u ngjit në mes të skenës dhe rrëmbeu mikrofonin nga duart e Taylor Swiftit dhe i tha turmës se kënga e Beyonces, “Single Ladys” në të vërtetë e meritonte çmimin që e mori Swift.
Kur Beyonce doli në skenë më vonë atë mbrëmje për të pranuar çmimin e saj për “Videon më të mirë muzikore të vitit”, ajo me hijeshi e ftoi Taylorin të dilte në skenë për të përfunduar fjalimin e saj.
“Nëse do të më kishit thënë se një nga yjet më të mëdhenj në muzikë do të hidhej në skenë për të më ndërprerë fjalimin dhe për të më thënë se nuk e meritoj atë çmim, në një transmetim të drejtpërdrejt, do të thoja: “Ajo nuk mund të ndodh kurrë në jetën reale”, kishte thënë Taylor Swift pas incidentit.
“Epo … me sa duket … Po”, tha ajo duke i dhënë fund intervistës.
Pas asaj që ndodhi, Taylor shkroi këngën e pafajshme nga albumi i saj “Speak Now” rreth Kanyet për të treguar se si e fali atë për atë që bëri. Dhe më pas, në vitin 2015 të dy u paraqitën së bashku me bashkëshorten e tij Kim Kardashian, 38 vjeçe, dhe madje e përqafuan duke u treguar shikuesve që mes tyre kishte raporte të mira.
Miqësia ishte jetëshkurtër pasi Kanye publikoi këngën e tij “Famous back” në vitin 2016 që thoshte: “Ndihem sikur unë dhe Taylor ende mund të bëjnë seks / Pse? Unë e bëra të famshëm atë prostitutë”.
Ai pretendon se mori leje nga këngëtarja për ta publikuar këtë këngë, por Swift thotë se nuk bëri asgjë të tillë. Dhe pastaj gjatë fjalimit të saj pasi fitoi çmimin ‘Grammy’ për Albumin e Vitit, për albumin e saj me titull “1989”. ajo e bëri të qartë qëndrimin e saj:
“Si femra e parë që fitoi albumin e vitit në Grammy, dua t’u them të gjitha grave të reja që do të ketë njerëz gjatë rrugëtimit tuaj, të cilët do të përpiqen të zvogëlojnë suksesin tuaj ose të marrin kredi për arritjet tuaja ose famën tuaj”, tha Swift.
“Por nëse thjesht përqendroheni në punë dhe nuk lejoni që ata njerëz t’ju anashkalojnë, një ditë kur të shkoni atje ku po shkoni, do të shikoni përreth dhe do të dini që keni qenë ju dhe njerëzit që ju duan që ju vendosën atje. Dhe kjo do të jetë ndjenja më e mirë në botë”, kishte thënë ajo më tej. /Telegrafi/