Site icon Telegrafi

Taylor Swift dhe Rita Ora i dalin në mbrojtje Bebe Rexhës, pasi e kritikuan se është ‘e vjetër’ për të publikuar foto seksi

Bebe Rexha tregoi figurën e saj mahnitëse në Instagram të hënën, teksa një ekzekutiv i industrisë muzikore u ankua se ishte shumë e vjetër për të publikuar fotografi seksi.

Tani këngëtaret e tjera Taylor Swift, 29 vjeçe dhe Rita Ora, 28 vjeçe, kanë nxituar t’i dalin në mbrojtje yllit 29-vjeçar, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Të dyjave iu bashkuan gjithashtu një numër i madh i të famshëmve të tjerë që të gjithë shkruanin komente pozitive në postimin e Bebe Rexhës.

“Shmangi ata, 29 vjet së bashku”, ka shkruar Swift në komentin e saj, referuar faktit që edhe ajo është në të njëjtën moshë me artisten shqiptare.

Lexo po ashtu Bebe Rexha me lëvizje provokuese në koncertin e fundit, bën për vete publikun e saj

Bebe përshëndeti superyllin, duke iu përgjigjur Taylorit me komentin ‘# 1989’ pas albumit të saj masivisht të suksesshëm, i cili gjithashtu ndodh që të jetë viti që të dyja kanë lindur.

Foto: SC/Bebe Rexha Post

Rita Ora ishte gjithashtu e shpejtë për t’i dalë në mbrojtje patriotes së saj shqiptare, ndërsa e komplimentonte në komentin e saj.

‘Këngëtarja ime sexy [mbretëreshë]. Ti je e bukur, duke u bërë më seksi me moshën dhe talentin tënd. Vazhdo t’i bësh ato rregulla’, shkroi ajo, duke e shoqëruar me emoji në formë të zemrave rozë.

Foto: SC/Bebe Rexha Post

Ish-anëtarja e grupit Fifth Harmony, Lauren Jauregui shkruajti “Le ta dinë mama”, të cilës Bebe iu përgjigj me ‘Të dua’. /Telegrafi/

Exit mobile version