Telegrafi

Tare synon transferimin e Giroudit dhe Bonaventuras te Lazio

Lazio po synon të ofrojë falas dy lojtarë me përvojë në afatin e verës, ku emrat janë: Olivier Giroud dhe Giacomo Bonaventura.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, drejtori sportiv, shqiptari Igli Tare ka vendosur shikimin e tij në dy përforcime potencialisht mbresëlënëse me një kosto të ulët.

Ata tashmë kishin provuar të merrnin Giroudin në janar, duke luftuar me Interin për nënshkrimin e tij, por ai vendosi të qëndrojë te Chelsea për gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij.

Lexo po ashtu Fituesi i Serie A dhe tri ekipet që bien nga elita mund të caktohet me play-off

Interi dhe Lyoni janë të gatshëm të rikthehen për reprezentuesin francez në qershor, por Lazio mund të garantojë kohë më të rregullt të lojës.

Një tjetër kandidat për Lazion është mesfushori Bonaventura, me italianin që koha e tij te Milani po venitet tashmë.

Nuk duket sikur ai do të nënshkruajë një kontratë të re me kuqezinjtë dhe agjenti i tij Mino Raiola mezi pret që ta transferojë diku tjetër. /Telegrafi/