Ish-mesfushori i Juventusit, Marco Tardelli, e ka krahasuar Paulo Dybalan me Lionel Messin.
Gjatë një interviste për Rai 2, ai ka shprehur opinionin e tij për argjentinasin, të cilin më shumë ka preferuar ta krahasojë me superyllin e Barcelonës sesa me ikonën e Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero.
“Mendoj se Dybala është një lojtar i shkëlqyer. Para shumë kohësh pata thënë se ishte paksa si Messi, mendoj se ai është një prej atyre lojtarëve që mund të luajnë si ai (Messi), si një nëntë false”.
“Nuk ka shumë lojtarë që mund të luajnë ashtu, por ai i ka cilësitë për ta bërë këtë”.
“Do ta krahasoja më shumë (Dybalan) me atë (Messin)”, ka deklaruar Tardelli. /Telegrafi/