Në një deklaratë për mediat, Arben Taravari ka shprehur bindjen e tij se qeveria duhet të investojë më shumë në ndërtimin e terenëve sportive dhe në përgjithësi në promovimin e jetës sportive për të rinjtë. Ai ka theksuar se ka zona në Republikën e Maqedonisë Veriore ku mungojnë terenë sportive, përcjell Telergafi.
Në pyetjen e bërë nga një gazetare ne lidhje me deklaratën e tij te fundit se do ta jap dorëheqje nëse humbas.
“Nuk kemi deklaruar se po japim dorëheqje nëse nuk fitojmë pasi, është shumë e mundur që të fitojmë, kjo është e sigurt. Nuk e di kush tha nga BDI, mendoj që Bekteshi tha që ai që nuk fiton të tërhiqet, jam dakord me të, shpresoj që e njëjta gjë të pranojnë edhe pala tjetër”, tha Taravari.
Në lidhje me çështjen e vetingut, Taravari ka shprehur gatishmërinë për të filluar procesin menjëherë pas nënshkrimit të të gjitha partive politike, ndërkohë që ka kritikuar mungesën e një plani të qartë për zbatimin e vetingut, duke theksuar se kjo është një çështje e rëndësishme për të cilën duhet të gjeten zgjidhje. /Telergafi/