Një tank rus i sekuestruar nga ukrainasit u përdor për të sulmuar istikamet e forcave pushtuese.
Ky mjet i blinduar përfundoi në duart e ukrainasve që u përdor për ta kryer punën, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, ushtarët e Kievit që po shfrytëzonin tankun si mburojë, shihen duke qëndruar prapa dhe vazhdimisht hidhnin granata dore në drejtim të istikameve.
Atyre u asistuan edhe dronët nga ajri që vazhdonin bombardimin, duke i detyruar ushtarët ruse të dorëzohen.
E ata që refuzuan ta bënë një gjë të tillë u eliminuan, dhe këtë e dëshmon videoja e filmuar nga vija e parë e frontit.
Pamjet janë filmuar në afërsi të Bakhmutit, ku brigada e 30-të e ukrainasve kreu sulmin mbi pozicionet mbrojtëse të rusëve. /Telegrafi/