Site icon Telegrafi

“Tani do të shikoj më shumë ndeshjet e Aston Villas!”, – Klopp reagon pas rikthimit të Gerrardit në Ligën Premier

Jurgen Klopp ka reaguar ndaj rikthimit të legjendës së Liverpoolit, Steven Gerrard në Ligën Premier, duke deklaruar se ai tani do t’i shikojë nga pak ndeshjet e Aston Villas.

Gerrard zgjodhi të largohej nga Rangers pas tre vitesh e gjysmë në krye të klubit skocez për të marrë detyrën e trajnerit te Aston Villa javën e kaluar.

41-vjeçari, i cili udhëhoqi Rangers drejt titullit të tyre të parë të ligës pas dhjetë vitesh, ka një punë të vështirë në duart e tij në Villa Park pasi ata janë në vendin e 16-të pas 11 ndeshjeve, por Klopp beson se ai është ‘i përshtatshëm’ për rolin.

Lexo po ashtu Gerrard përgjigjet për rikthimin e tij të mundshëm te Liverpooli si trajner në të ardhmen

Klopp u emërua menaxher i Liverpoolit pak para largimit të Gerrardit si lojtar në 2015, por ish-mesfushori punoi ngushtë me gjermanin kur ai filloi të punonte si trajner i moshave në akademinë e klubit.

Dyshja vazhdojnë të mbajnë kontakte edhe sot e kësaj dite, dhe Klopp do ta shijoj ribashkimin e tyre në vijën e trajnerëve kur Reds presin Villa më 11 dhjetor.

“Me të vërtetë jam i lumtur për të, të jem i sinqertë. E di që e pëlqente punën në Rangers, por tani është kështu. Kur ke mundësinë të punosh në Ligën Premier, atëherë me siguri çdo trajner në botë do ta konsiderojë atë”, ka thënë fillimisht Klopp për faqen zyrtare të Reds.

“Me një klub të përmasave të Aston Villas, mund ta imagjinoj se ai me të vërtetë është emocionuar për të. Është një mundësi e madhe për të, është e mrekullueshme për klubin”.

Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të sezonit të Ligës Premier - Man Utd përsëri jashtë katërshes, Aston Villa e Gerrardit e 15-ta

“Për disa javë do të përballemi me njëri-tjetrin. Padyshim që i dërgova mesazh dhe patëm disa mesazhe përpara se të ndodhte dhe pasi që ndodhi. Është mirë, mezi po e pres me padurim”.

“Që tani e tutje unë do t’i shikoj ndeshjet e Aston Villas më shumë, por përveç kësaj kur takohemi ato padyshim se tani janë ndryshe. Por është mirë. Për të është e njëjta gjë, duhet të jetë e njëjta gjë. Për këto 95 minuta të gjitha ndjenjat duhen lënë mënjanë, kështu është. Por, gjithsesi, është një lajm i madh”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/

Exit mobile version