Telegrafi

Tammy Abraham përfundon në radarin e Arsenalit

Arsenali është rreshtuar për një lëvizje të mundshme për sulmuesin e Chelseat, Tammy Abraham.

Sipas mediumit The Mirror, Chelsea ka alarmuar Arsenalin për disponueshmërinë e Abrahamit, pasi Blutë duan ta shesin sulmuesin në këtë afat kalimtar.

Abraham tashmë është bërë i arritshëm për disa klube, përfshirë Tottenham Hotspur dhe Inter si pjesë e ofertës së Chelseat për të grumbulluar fonde për transferimin e një sulmuesi të madh.

Lexo po ashtu Chelsea është gati për ofertën e madhe para plus Abraham për Haalandin

Një transferim te Topçinjtë mund të jetë më tërheqës për Abrahamin, pasi ai thuhet se ishte një mbështetës i Arsenalit sa ishte i ri.

Nëse Arsenal dëshiron të nënshkruajë 23-vjeçarin, atëherë ata do të duhet të shesin disa lojtarë për ta përballuar shifrën e 40 milionë funteve të kërkuar nga Blutë për lojtarin.

“Të them të drejtën unë isha një tifoz i Arsenalit”, kishte deklaruar Abraham në të kaluarën. /Telegrafi/