Site icon Telegrafi

Tammy Abraham drejt largimit, garë e madhe për sulmuesin anglez

Tammy Abraham pritet të jetë njëri nga të larguarit e parë nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi anglez nuk po ka hapësira në formacionin e Thomas Tuchel dhe kjo ka bërë që ai të kërkoj largimin.

Megjithatë ofertat nuk mungojnë për sulmuesin shtatlartë, pasi ai kërkohet si në Angli ashtu edhe në Gjermani.

Tri skuadrat londineze, West Ham United, Tottenham Hotspur dhe Arsenal kanë shprehur interesim për të.

Ndërkohë në Gjermani është Borussia Dortmund që po monitoron situatën e lojtarit.

Chelsea kërkonte 40 milionë funte për lojtarin, por tani londinezët kanë zbritur kërkesat e tyre.

Kampioni në fuqi i Evropës është gati ta shes yllin anglez nëse vije një ofertë prej 35 milionë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version