Telegrafi

Tallet Blero: Me kë luajti Reali? Kush e gjen nga cili shtet është Legia e dërgoj në pushime në Turqi (Foto)

Blero Muharremi e ka shfrytëzuar rastin që “të hakmerret” ndaj miqve të tij tifozë të Real Madridit.

Los Blancos ishin favorit në ndeshjen ndaj Legias së Varshavës, por pranuan tre gola, po aq sa shënuan dhe u ndanë baras.

Kantautori i njohur është një tifoz i flaktë i Barcelonës dhe nuk ka dyshim se e kanë ngacmuar pas humbjes nga Manchester City.

“Më fal… me kë luajti bre? Nëse e di dikush nga cili shtet është Legia e ka një pushim prej meje në Turqi”, ka shkruar në postimin e tij këngëtari.

Postimit ia ka bashkëngjitur edhe fotografinë e mëposhtme. /Telegrafi/