Besiktas ka shënuar fitoren e radhës në Superligës e Turqisë.
Bardhezinjtë triumfuan në derbin turk si mysafirë të Galatasarayt me rezultat 1-0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, megjithëse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit.
Në 45 minutshin e parë Galatasarayt ju mohua një penalti, kur Atinc ndërhyri në mënyre të palejuar në Yasin Oztekin.
Në pjesën e dytë u krijuan shumë raste prej ekipeve respektive, por u konrektizua vetëm një me gol.
Në fakt, ekipi mysafirë kaloi në epërsi dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, transmeton Telegrafi.
Ishte i huazuari i Portos, Anderson Talisca i cili realizoi gol prej gjuajtjes së lirë edhe në saje të një devijimi të topit.
Në vazhdim të ndeshjes ishin edhe disa raste, por nuk u shndërruan në gol dhe kështu, Besiktasi triumfoi me rezultat minimal prej 1-0.
Pas kësaj, Besiktas mbetet lider i ligës elitare turke me 50 pikë, përkatësisht ka dhjetë më tepër se Galatasarayt i vendit të tretë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=K4rLEZ4PYsA