Site icon Telegrafi

Talisca: Renovimi i kontratës ishte kundër vullnetit tim, dua të qëndroj në Stamboll

Anderson Talisca është njëri nga futbollistët më të dashur nga tifozët e Besiktasit.

Sulmuesi i talentuar brazilian ka dy vite që është pjesë e gjigantit turk dhe ka dhuruar spektakël me golat e asistimet e tij.

Por ai është vetëm i huazuar tek klubi turk nga gjiganti portugez Benfica.

Së fundmi kontrata e tij është zgjatur automatikisht nga Benfica deri në vitin 2020.

E kjo gjë nuk i ka pëlqyer brazilianit i cili ka dëshirë të madhe të qëndrojë në Stamboll.

“Vazhdimi i kontratës ka qenë kundër vullnetit tim, ajo ka ndodhur disa javë më parë”, ka thënë Talisca për ‘A Bol’.

“Unë dhe familja ime jemi të lumtur në Stamboll, duam të qëndrojmë këtu”.

“E ardhmja? Vetëm dy presidentët e klubeve e dinë të ardhmen time”, ka deklaruar Talisca.

Besiktas ka në mundësi për ta blerë lojtarin për vetëm 21 milionë euro që do të ishte transferimi më i shtrenjtë në futbollin turk.

Por për brazilianin e talentuar interesim kanë shfaqur edhe skuadrat tjera evropiane si Roma, Monaco, Oympique Marseille e Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Exit mobile version