Telegrafi

Talenti i PSV-së, Malen rikthehet në radarin e Arsenalit

Sulmuesi me vlerë 50 milionë euro i PSV Eindhoven, Donyell Malen është rikthyer në agjendën e Arsenalit .

Sipas mediumit The Mirror, Arsenali po monitoron Malen – dy vjet pasi e lejoi holandezin e ri të transferohej në Holandë për vetëm 500 mijë euro.

Jo më pak se 45 klube kanë kërkuar nga PSV t’i mbajë ata të informuar për planet e tyre për 20-vjeçarin, i cili u quajt Thierry Henry i ri kur ai kaloi dy sezone me ekipin e të rinjve londinez.

Lexo po ashtu Liverpooli po monitoron sensacionin e PSV-së, Malen

Malen ka shënuar 11 gola në vetëm 13 ndeshje në katër gara për PSV Eindhoven këtë sezon, ndërsa në sezonin e kaluar debutues shënoi 11 gola dhe 5 asistime.

PSV Eindhoven beson se ai tashmë vlen 100 herë se shuma që ata paguan te Arsenali për të siguruar shërbimet e tij.

Në garë për talentin e madh holandez është edhe Liverpooli, që gjithashtu ka shfaqur interesim për të. /Telegrafi/