Site icon Telegrafi

Takohet opozita shqiptare në RMV: Të gatshëm për të bërë ndryshimin

Janë takuar në Gostivar kryetarët e partive Lëvizja Besa, Bilall Kasami, Izet Mexhiti nga Lidhja Demokratike, Afrim Gashi i Alternativës dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Bekim Qoku, të cilët i kanë shkuar Arben Taravarit në zyrën e Komunës së Gostivarit, për të diskuatar marrëveshjen e bashkëpunimit opozitar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Taravari pas takimit tha “Janë bërë konsiltimet fillestare. Prej tash do të punojmë për platformën e përbashkët. Kemi biseduar rreth organizimit të shtabeve dhe organizimin e zgjedhjeve kuvendare dhe presidenciale” tha mes tjerash Taravari, duke mos dhënë më shumë informacione rreth detajeve që është biseduar në takimin.

Izet Mexhiti nga ana tjetër ka thënë se kjo është historike për zgjedhejt në Maqedoni pasi partitë opozitare tashmë e njohin mesazhin e qytetarëve për të mundur pushtetin. Ai gjithashtu tha se janë duke biseduar edhe me sektorin joqeveritar për të marrë pjesë nëpër listat.

Bilall Kasami ka thënë se për opozitën ka shumë interesim dhe për këtë ai dhe partitë tjera opozitare takojnë grupe të cilët duan të bashkëngjiten kësaj nisme.

Para mediave nuk kanë folur Gashi dhe Qoku, të cilët ishin prezent në takim. /Telegrafi/

 

 

˙

Exit mobile version