Telegrafi

Takim mes Juves dhe Galatas për Zaniolon

(Foto: Getty Images)

Nicolo Zaniolo mund të kthehet në Serie A vetëm pas gjashtë muajsh mungese, pasi Juventusi është takuar me Galatasarayn për ta diskutuar transferimin potencial, ndërkohë që edhe Milani i kërkon shërbimet e tij.

23-vjeçari kërkoi largimin nga Roma në mes të sezonit të kaluar dhe arriti marrëveshje me klubin turk duke nënshkruar kontratë katërvjeçare.

Mirëpo, pas një paraqitje të mirë në Super Ligën turke, ku i shënoi pesë gola në 10 paraqitje, ka nisur të diskutohet rikthimi i tij në Itali me shumë klube të interesuara.

Lexo po ashtu Zaniolo thyen heshtjen pas rikthimit te Italia me një mesazh për Romën

TMW raporton se është zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të Juves dhe Galatas për ta negociuar transferimin, derisa gjiganti nga Stambolli e ka bërë të qartë se nuk dëshiron përfshirjen e lojtarëve në marrëveshje.

Bianconerët vazhdojnë interesimin, ndërkohë që konkurrenca nga Milani është shumë e fortë. /Telegrafi/