Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i ka reaguar deputetit të LVV-së, Haki Abazit. Gjatë seancës së sotme kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e kishte pyetur kryeministrin Albin Kurti se cili shërbim sekret serb e kishte rekrutuar. Për këtë nuk ishte përgjigjur Kurti, por që Abazi e kishte pyetur Haradinajn se kush e solli nga dhomat e burgut në Francë në kryeministri.
Besnik Tahiri ka kërkuar nga deputeti i pozitës që të mos bëhet avokat i Kurtit.
“Pyetjen që ia drejtoi zotëri Haradinaj kryeministri Kurti, ai duhet të përgjigjet. Edhe ai ishte këtu në foltore nuk e dha. Mos u bo avokat, se nuk ke nevojë. Ishte këtu, mos ikni prej temës të interpelancës”, ka thënë ai.
Ndryshe, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi i ka reaguar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili në fillim të seancës së sotme pyeti nëse “Kurti është rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe në kohën sa je mbajt në burg?”.
Abazi tha se rrjedhimisht, Haradinaj duhet të pyetet se kush e ka sjellë atë nga burgu në Francë e drejt e në kryeministri.
“Në pyetjen e z.Haradinaj që mendoj që në gjuhën tonë parlamentare nuk duhet të ekzistojnë ajo formë e tentimit të poshtërimit të njerëzve që kanë përgjegjësi e mandat të mbi 50 për qind të popullatës. E kthen gjuhën parlamentare në një konflikt të panevojshëm”, tha Abazi. /Telegrafi/