Telegrafi

Tahiri: Merrni shembull Pacollin, votojeni Kurtin për kryeministër

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka mbështetur kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli,  i cili ka thënë se do ta votojë Qeverinë Kurti.

Tahiri ka thënë se të gjithë duhet të marrin shembull Pacollin, i cili nuk bën bllokada por që sipas tij, është shpëtimtarë i shumë qeverive.

“Sot, shumica e politikanëve flasin dobardan e dobroveqe me Listën Serbe apo dhe serbët, normal se nuk është luftë dhe shumë nga deputetët sa ishim koalicion ua votonin amandamentet e tyre. Pse sot mos ta votoni një njeri që sakrifikoj vetën për 25 vjet me radhë për qytetarët dhe shqiptarët e vendit tonë e që është Shqiptarë me emrin Albin Kurti. Lëreni të punojë e të ecën vendi përpara. Merreni shembullin shembullor të Presidentit të AKR-së z.Behgjet Pacolli, i cili nuk di të bëj bllokada, por ishte dhe është shpëtimtarë i shumë qeverive”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.

Tahiri ka bërë thirrje që të votohet Qeveria, duke shtuar se Kurti do t’i jap më shumë shpresë rinisë së Kosovës.

“Po, pra votoje për Kryeministër z.Kurtin, sepse ia ka anën të i jap më shumë shpresë Rinisë së Kosovës, fundja krejt patriota ishim kanë, por nevoja për vota po të hiqte lëkurën që kemi e të dukemi kinse s’jemi patriotë, ama në politikë duhet ta kuptojmë njëri-tjetrin. Krenar me ty, edhe pse s’jemi në një parti më”, vijon shkrimi i tij.

Pacolli: Unë do ta votoj Kurtin për kryeministër

Ndryshe, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në fjalimin e tij sot në Kuvend ka bërë të ditur se përkrahë Qeverinë Kurti./Telegrafi/