Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në vazhdimësi është duke sulmuar Gjykatën Kushtetuese.
Tahiri ka pohuar se Kurti po i sulmon gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese çdo ditë.
“E kemi parë në vazhdimësi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke sulmuar gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese. Çfarë do debati që bëhet i dëmton institucionet e Kosovës. Ai çdo ditë po i përçon mesazhe Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai në Debat Plus, përcjell Telegrafi.
Ndër të tjera, Tahiri ka thënë se Kurti ka shkelur Kushtetutën dhe se po të ishte këshilltar ligjor i tij, do të kishte të pamundur të punonte sepse sipas tij, është dëm i madh i karrierës.
Tahiri në fund ka bërë thirrje që partitë politike ta ndalin presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese./Telegrafi/