Telegrafi

Tacchinardi: Nuk do të befasohesha nëse Juve fiton edhe në Camp Nou

Alessio Tacchinardi beson se Juventusi ka edhe një tjetër përparësi ndaj Barcelonës në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Bianconerët fituan me rezultat 3-0 në Torino, ndërsa sonte (e mërkurë) zhvillohet ndeshja kthyese në Camp Nou.

“Juve do të kualifikohet, nuk është një përballje e barabartë. Nuk do të befasohesha edhe nëse e fitojnë edhe ndeshjen kthyese”.

Lexo po ashtu Do të ndodhë një tjetër përmbysje nga Barca apo Juve është i pathyeshëm – formacionet zyrtare

“Jam i sigurt, sepse e di se Juve është i uritur për sukses. Barcelona dhe Juve kane apetite të ndryshme”.

“Paulo Dybala, Gonzalo Higuain, Juan Cuadrado dhe Miralem Pjanic, të gjithë po e arrijnë kulmin e tyre, një moment që ndoshta nuk mund të përsëritet asnjëherë”.

“Ata duan të fitojnë, ta dëshmojnë veten, të bëhen vendimtarë në nivelin më të lartë. Në ndeshjet e këtilla, fiton skuadra më e uritur”, ka deklaruar ish-mesfushori i Juves për gazetën Corriere della Sera. /Telegrafi/