Alessio Tacchinardi beson se Juventusi ka edhe një tjetër përparësi ndaj Barcelonës në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Bianconerët fituan me rezultat 3-0 në Torino, ndërsa sonte (e mërkurë) zhvillohet ndeshja kthyese në Camp Nou.
“Juve do të kualifikohet, nuk është një përballje e barabartë. Nuk do të befasohesha edhe nëse e fitojnë edhe ndeshjen kthyese”.
“Jam i sigurt, sepse e di se Juve është i uritur për sukses. Barcelona dhe Juve kane apetite të ndryshme”.
“Paulo Dybala, Gonzalo Higuain, Juan Cuadrado dhe Miralem Pjanic, të gjithë po e arrijnë kulmin e tyre, një moment që ndoshta nuk mund të përsëritet asnjëherë”.
“Ata duan të fitojnë, ta dëshmojnë veten, të bëhen vendimtarë në nivelin më të lartë. Në ndeshjet e këtilla, fiton skuadra më e uritur”, ka deklaruar ish-mesfushori i Juves për gazetën Corriere della Sera. /Telegrafi/