Në një lajm që u transmetua nga mediat botërore është thënë se një tabloid rus kishte raportuar se 9,861 trupa janë vrarë në Ukrainë – përpara se të fshinte me shpejtësi lajmin.
Tani gazeta pro-ruse ka pretenduar se uebfaqja e saj ishte hakuar dhe “informacionet e pasakta” tani janë hequr, përcjell Telegrafi.
Rusia është akuzuar për “zvogëlimin” e humbjeve të saj deri më tani në konflikt, duke raportuar qindra ushtarë të vrarë, ndërsa Ukraina ka pretenduar se numri ishte në të vërtetë në mijëra.
Madje, Kievi thotë se më shumë se 15,000 trupa ruse janë vrarë në total.
Në anën tjetër, zyrtarisht, Rusia ka raportuar se 498 ushtarë kanë vdekur gjatë pushtimit të saj në Ukrainë. /Telegrafi/