Telegrafi

Tabela e re tregon se cila nga top pesë ligat evropiane kishte garë më të ashpër për titull

Serie A kishte diferencën më të vogël në pikë mes skuadrave në garë për titull, duke u shpallur si kampionati me garë të ashpër për trofeun kryesor.

Juventusi arriti që të fitonte titullin e nëntë me radhë, derisa kishte vetëm një pikë larg Interin për trofeun e çmuar të ligës italiane.

Në një kontrast, Liverpooli ka arritur të shpallet kampion i Ligës Premier me 18 pikë diferencë nga vendi i dytë, Manchester City.

Foto: Reddit

Real Madridi në anën tjetër arriti të mposht Barcelonën për titullin e La Ligës në një diferencë prej pesë pikësh.

Bayern Munich ka vazhduar me dominimin në Bundesligë, pasi triumfoi në garë për titull me një dalim prej 13 poenash nga Borussia Dortmundi.

Ndërsa, Paris Saint-Germain arriti që të shpallej kampion i Ligue 1 me një diferencë prej 12 pikësh nga Marsielle, gjersa edicioni u ndërpre në muajin prill shkaku i coronavirusit. /Telegrafi/