Telegrafi

“Do ta mbaj për vete atë që mendoj” – Araujo nuk përgjigjet direk për Gudoganin, por lë shumë për të kuptuar

Barcelona u eliminua nga Paris Saint-Germain në çerekfinale të Ligës së Kampionëve edhe pse fitoi 3-2 në Paris dhe më pas kryesoi 1-0 në shtëpi.

Megjithatë, Ronald Araujo mori karton të kuq në minutën e 29-të dhe PSG-ja shfrytëzoi epërsinë numerike për të arritur fitoren 4-1, ose 6-4 në total.

Ilkay Gundogan, një nga lojtarët më me përvojë të Barcelonës, ka kritikuar Araujon pas ndeshjes.

“Në momentet kyçe të lojës, duhet të jesh i sigurt kur shkon për topin. Personalisht, unë do të preferoja ta lija situatën të shkojë një për një dhe t’i jepja portierit një shans për të shpëtuar apo edhe për të pranuar një gol”, ka thënë Gundogan.

Pas disa ditësh është pyetur Araujo që t’i përgjigjej Gundoganit dhe ai tha shkurt dhe qartë: “Preferoj të mbaj për vete atë që mendoj për ato komente. Kam disa vlera që mendoj se duhen respektuar”.

Lexo po ashtu “Nuk ka justifikime”, Xavi u mban fjalim lojtarëve të Barcelonës dhe anulon stërvitjen përpara El Clasicos

Krahas faktit që komenti i GUndogan nuk i ka pëlqyer Araujos, në mbrojtje të tij janë hedhur edhe mbrojtësi francez Jules Kounde dhe Sergi Roberto, të cilët në rrjetet sociale kanë thënë se “gjithmonë fitojnë dhe humbasin si skuadër”, e shkruajnë mediat spanjolle se ky ishte një mesazh i qartë për Gundogan.

Për këtë ka reaguar edhe bashkëshortja e mesfushorit, duke thënë se Gundogan punon shumë.

“Ky njeri punon shumë. Në futboll ai mendon vetëm se si të bëhet më i mirë dhe gjithmonë jep gjithçka për ekipin”, ka shkruar modelja, duke iu referuar fitimit të kurorës së trefishtë me Man Cityn sezonin e kaluar.

Bashkë me këtë, ajo ka vendosur edhe një buzëqeshje, të cilën e ka përdorur për t’u thënë shokëve të skuadrës së bashkëshortit të saj të mbyllin gojën. /Telegrafi/