Site icon Telegrafi

Sylvinho: Lojtarët treguan shpirt të lartë gare, treguan unitet

(Foto: SS)

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, analizoi suksesin në fitoren prej 3-1 në udhëtim te Ishujt Faroe në emisionin “Kuq e Zi” në SuperSport 2. Strategu brazilian preku shumë tema gjatë fjalës së tij.

“Është e vështirë të luash këtu. Topi i gjatë të vendos në vështirësi. Ata kanë lojtarë të gjatë. Me një top të gjatë të hapen probleme dhe krijohen situata të paparashikueshme.

A duhet të jenë disa lojtarë më altruistë?Jo, le të shohim anët pozitive. Fituam 1-3 një ndeshje të komplikuar. Në vitin 2021 kishte ndodhur për herë të fundit që Shqipëria kishte marrë 2-3 fitore radhazi”.

“Djemtë bënë shumë mirë, treguan shpirt të lartë gare, treguan unitet. Të gjithë lojtarët kanë bërë punë shumë të mirë këto ditë”.

Lexo po ashtu Shqipëria vazhdon shkëlqimin, fitore e madhe në udhëtim te Ishujt Faroe

Situata në grupin E?Njësoj janë shanset. E rëndësishme ishte të fitonim dy ndeshjet tona. Ka ndodhur përpara dy vitesh, gjatë pandemisë, që Shqipëria fitonte dy ndeshje radhazi”.

“E kam thënë që në fillim që grupi është i vështirë dhe i ekuilibruar. Por asgjë nuk ndryshon. Jemi të kënaqur për dy fitoret dhe jemi plotësisht në garë për kualifikimin”.

I Asllanit apo i Muçit gol më i bukur?Të dy ishin gola shumë të bukur. Trajneri punon, stafi teknik punon, por kemi lojtarë të fortë. Ata janë protagonistët kryesorë. Goli i Aslllanit ishte i vështirë për t’u realizuar. Teknikisht më i bukur. Muçi, Sadiku, Uzuni, Keidi Bare. Të gjithë që erdhën nga stoli dhanë një kontribut të madh në këtë sukses”.

Lexo po ashtu Kristjan Asllani realizon gol të jashtëzakonshëm, Shqipëria rikthen epërsinë

Ndryshimi Asllani-Bare? “Kishim 2-3 dilema përpara ndeshjes. Nuk është e lehtë të luash çdo 3 ditë. Aq më tepër në një transfertë të largët dhe të lodhshme”.

“Asllani bëri një ndeshje shumë të mirë, por edhe Seferi bëri një ndeshje goxha të mirë. Besoj se kemi bërë zgjedhjet e duhura, e ndihmuam skuadrën nga brenda dhe jashtë fushës. Jemi të gjithë të rëndësishëm”.

Pushimet në Shqipëri? “Do të rikthehem në Tiranë, kemi edhe disa ditë punë. Për të analizuar këto dy ndeshje. Pasi të kem mbaruar në Tiranë për 3-4 ditë, do të rikthehem në Porto te familja ime. Do të bëjmë një ose dy javë pushime në Barcelonë”, përfundoi trajneri brazilian i Shqipërisë”. /SS/

Exit mobile version