Site icon Telegrafi

Sylvinho flet për dy ardhjet e fundit të Shqipërisë, Dakun dhe Mujën

Trajneri i Sylvinho ka folur në konferencën për shtyp për dy ish-yjet e Kosovës, Mirlind Dakun dhe Arbnor Mujës, të cilët kanë vendosur të vazhdojnë karrierën te Kombëtarja e Shqipërisë.

Gjatë ditës së djeshme (e premte, Sylvinho vendosi ta publikoj listën e Shqipërisë për dy ndeshjet e shtatorit, ndaj Çekisë dhe Polonisë.

Trajneri brazilian ka ftuar plotë 25 lojtarë për këto dy sfida dhe në mesin e tyre pati edhe befasi nga ardhjet e reja.

Lexo po ashtu Sylvinho publikon listën me emrat e 25 lojtarëve për sfidat me Çekinë dhe Poloninë, dy ish-yjet e Kosovës pjesë e të ftuarve

Bëhet fjalë për dy ish-lojtarët e moshave, por edhe të ekipit të parë të Kosovës, Daku dhe Muja, të cilët luajtën me Dardanët, por kanë zgjedhur ta vazhdojnë karrierën ndërkombëtare te Shqipëria.

Daku dhe Muja gjatë një ndeshje me Kosovë U-21

Në konferencën për shtyp, Sylvinho u pyet për dy lojtarët nga Kosova dhe theksoi se të dy mund të debutojnë.

Sipas tij, dyshja e ardhur nga Kosova janë të fortë dhe mund t’ju ndihmojnë ndaj kundërshtarëve si Çekia dhe Polonia.

Lexo po ashtu Futbolli kosovar ‘minierë’ për futbollistë - në listat e Glihas dhe Sylvinhos janë 14 lojtarë që janë krijuar në Kosovë  

“Mirlind Daku dhe Arbnor Muja janë dy lojtarë që kanë mundësi të marrin minuta në duelet kundër Çekisë dhe Polonisë”, ka thënë fillimisht Sylvinho.

“Ata janë futbollistë të fortë dhe mund të na ndihmojnë në këto dy sfida, duke pasur parasysh karakteristikat e kundërshtarëve”, përfundoi trajneri i kuqezinjve. /Telegrafi/

Exit mobile version