Taylor Swift dhe Calvin Harris duket se më në fund i kanë konfirmuar spekulimet për lidhjen e tyre, pasi janë fotografuar dorë për dorë.
Këngëtarja 25-vjeçare dhe DJ 31-vjeçar kanë shijuar së bashku një mbrëmje romantike në Hollywoodin perëndimor ndërsa janë fotografuar së bashku pasi u larguan nga koncerti i Haimit në të cilin mori pjesë dyshja.
Taylor më parë ka qenë në lidhje me yjet si John Mayer, Harry Styles dhe Taylor Lautner, derisa Calvin Harris ka qenë në lidhje me Rita Orën dhe Ellie Goulding.
Ndërkohë, mësohet se këngëtarja amerikane dëshiron të kalojë sa më shumë kohë që të jetë e mundur me Calvinin. /koha.net/