Site icon Telegrafi

Swift ka vjedhur tekstin e hitit të saj të madh (Video)

Taylor Swift është paditur për vjedhjen e tekstit të hitit nga viti 2014, “Shake It Off”.

Ylli i muzikës R&B, Jesse Braham, në dokumentet që ia ka dorëzuar gjykatës ka shkruar se këngëtarja e famshme i kishte vjedhur fjalët nga një këngë që ai e kishte shkruar në vitin 2013, me titull “Haters Gone Hate”.

Braham kërkon dëmshpërblim prej 42 milionë dollarësh, si edhe kërkon që emri i tij të përfshihet si tekstshkrues i këngës.

Përfaqësuesit e Swiftit akoma nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare rreth kësaj çështjeje.

“Shake It Off” është këngë jashtëzakonisht e suksesshme që krahas kryesimit nëpër top-lista, është shikuar mbi 1.1 miliard herë në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version