Telegrafi

I suspendoi dy nxënës, kanoset drejtori i një shkolle në Kryshec të Pejës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës bëri të ditur se ka arrestuar një person pasi ka kanosur drejtorin e një shkolle në Kryshec të Pejës.

I dyshuari kishte kanosur drejtorin, pasi ky i fundit kishte suspenduar dy nxënës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, më datё 21.03.2023, rreth orёs 10:10, ёshtё njoftuar se nё shkollën fillore tё fshatit Kryshec-Pejё, ka ndodhur njё incident. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanё takuar personin e dyshuar, deri te incidenti ka ardhur pasi qё dy nxёnёs tё shkollёs janё suspenduar nga procesi mësimor, mё pas prindi i nxёnёsve tani i dyshuar ka kanosur drejtorin e shkollёs”, thuhet në njoftim.

I dyshuari ёshtё arrestuar, dhe pas intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё. /Telegrafi/