E ardhmja e Susos nuk duket Rossonerët e Milanit.
Kjo e fundit u dënua nga UEFA-s, e cila i ndalon skuadrës italiane të paraqitet në garat evropiane në dy sezonet e ardhshme.
Lojtari po studion largimin dhe ndërsa Interi është më i shpejti dhe më i vendosur për ta transferuar lojtarin, agjenti i tij, Alessandro Lucci, e ka ofruar atë te Real Madridi.
Takimi u zhvillua ditë më parë dhe oferta vjen si rezultat i ndryshimit të trajnerit, pasi Suso gjithmonë i ka pëlqyer Julen Lopeteguit, me të cilin u shpall kampion evropian nën moshën 19 vjeçare.
Trajneri i ri i Los Blancos gjithashtu e mori në Kupën e Botës nën 20 dhe nën 21 vjet. Disa muaj më parë gjithashtu e debutoi me ekipin e parë të kombëtares spanjolle.
Ndryshe, Reali ka mohuar shkrimet e mediave se ka ulur klauzolën e largimit të Cristiano Ronaldos.
Sipas të përditshmes “OK Daily”, madrilenët do të jenë të gatshëm ta shesin portugezin për 120 milionë euro për dallim që deri në ditën e djeshme kërkonin 1 miliard sosh. /Telegrafi/