Telegrafi

Suso i lumtur te Milani, por i pëlqejnë zërat që e lidhin me Realin

Suso duke falënderuar tifozët e Milanit për përkrahjen ndaj Betisit (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Milanit, Suso, ka komentuar interesimin e Real Madridit.

Spanjollit thotë se ndihet i lumtur dhe i rëndësishëm te kuqezinjtë, por do i pëlqente të luante në Spanjë.

“Ndihem i rëndësishëm te Milani, jam i lumtur dhe kam marrëdhënie me trajnerin”, ka thënë Suso për Radio Marca.

Suso gjatë ndeshjes kundër Bolognas në Stadio Renato Dall’Ara (Foto: Getty Images)

“Trajneri është ai njeriu sikur kur ishte lojtar, nuk e ka humbur intensitetin. Ndërsa pas stërvitjes është person i hareshëm që mund të takosh. Ai është njeriu i duhur, ai është perfekt për Milanin”.

“Real Madridi? Kultura italiane është shumë e njëjtë me atë spanjolle. Ndihem shumë mirë në Milano, por natyrisht është gjithmonë mirë të luash në shtëpi”.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë në 12-të javët e para në Serie A, dominon Juve

“Kur klubet më të mëdha në botë të ndjekin, t’i mund vetëm të jesh krenar. Do të thotë se po i bën gjërat mirë”.

“Të luash për një nga klubet më të mëdha në botë të bën të ndihesh i lumtur”, ka shtuar Suso. /Telegrafi/