Anësori i Milanit, Suso, ka folur pas ndeshjes ndaj Juventusit në Superkupën e Italisë.
Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport spanjolli ka thënë se e vetmja mënyrë për të mundur Zonjën e Vjetër është të jenë të përqendruar gjatë gjithë takimit.
“Si mund të ndryshojë sezonin tonë? Edhe nëse humbasin, siç ka ndodhur me Romë, kemi arsye prapë të jemi të kënaqur dhe të vazhdojnë të rritemi”.
“Nëse fitojmë do të jetë një dhuratë e bukur për presidentin më të madh të botë. E vetmja recetë që të mundim bardhezinjtë është të qëndrojmë të përqendruar për 90 minuta, përndryshe është e pamundur”.
“Montella perfekt për mua, do të më pëlqente të rinovoja kontratën”, ka thënë Suso. /Telegrafi/