Site icon Telegrafi

Suso afër transferimit te Sevilla

Anësori sulmues i Milanit, Suso, është shumë afër të bjerë dakord për një transferim te Sevilla si huazim me detyrim blerje.

Interesimi nga Sevilla ishte përmendur tashmë nga Sky Sport Italia, La Gazzetta dello Sport dhe shumë media tjera italiane dhe spanjolle.

Gjithashtu u sugjerua që një ofertë fillestare prej 15 milionë eurosh nga Sevilla për Milanin ishte refuzuar.

Sipas gazetarit Jose Manuel Garcia, të dy klubet po vazhdojnë të negociojnë dhe të janë pranë një marrëveshje.

Besohet se Sevilla do ta marrë Suson si huazim me detyrim blerje në fund të sezonit për një shumë totale prej 20 milionë eurosh.

Anësori sulmues nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Stefano Pioli pas kalimit në formacionin 4-4-2 dhe ardhjes së Zlatan Ibrahimovicit.

Suso është i etur për një rikthim në Spanjë pasi luajti në Angli dhe Itali për pjesën më të madhe të karrierës së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version