Sot (e mërkurë) pritet të zhvillohet katër ndeshje në kuadër të javës së 21-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.
Java e 21-të në Superligën e Kosovës do të zhvillohet në mesjavë dhe pritet të sjell shumë emocione dhe ndeshje të mëdha.
Sot janë paraparë të zhvillohen katër ndeshje në kuadër të kësaj jave, ku vëmendja do të jetë në Suharekë, ndërsa nesër (e enjte) dy takime tjera.
Deri i kësaj jave është ai në mes të liderit Ballkanit, i cili është nikoqir i vendit të dytë, Dritës, në një ndeshje të madhe mes dy rivalëve për titull.
Takim interesant pritet të jetë edhe ai në mes të Gjilanit dhe Feronikelit, ku gjilanasit janë nikoqir dhe presin gabimin e skuadrave tjera për ta kapur kreun.
Edhe Prishtina synon t’i kthehet fitores ndaj Ferizajt për të mbetur me pikë të përafërta me vendet e para dhe në garë për titull.
Takimi i fundit, por jo nga rëndësia është ai në Mitrovicë mes Trepçës ’89 dhe Llapit, ku dy skuadrat kërkojnë këndelljen për të mos rrezikuar më shumë.
Tri takimet janë paraparë të zhvillohen nga ora 13:00, përveç atij në kryeqytet që do të zhvillohet nga ora 17:00.
Orari dhe çiftet:
13:00 FC Ballkani – Drita
13:00 Gjilani – Feronikeli
13:00 Trepça 89 – KF Llapi
17:00 Prishtina – Ferizaj
/Telegrafi/