Derisa u pa një projekt ambicioz për futbollin, 12 klube vendosën të dielën e javës së kaluar të krijonin Superligën Evropiane.
Mirëpo, brenda 48 orësh, angazhimi i tyre i fshehtë u shpartalluan nga tifozët që filluan të dilnin në rrugë.
Të parat që njoftuan për largim nga projekti i krijimit të garës më të re në futboll ishin gjashtë klubet nga Liga Premier.
Manchester United, Liverpool, Chelsea, Arsenal, Manchester City dhe Tottenham Hotspur, njoftuar se nuk janë më pjesë e Superligës Evropiane.
Presioni nga tifozët e tyre dhe nga 14 klubet e tjera të Ligës Premier, bëri që gjashtë klubet të largohen të martën mbrëma.
Pas tyre u larguan edhe Interi, Atletico Madridi dhe Milani, ndërsa kanë mbetur Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona.
Klubet nga Liga Premier raportohet se nuk do të lënë këtë gjë të kalojnë aq lehtë dhe po kërkojnë që të ndëshkohen gjashtë klubet që tradhtuan konceptin e ligës.
Derisa ka një frymë pozitive, me kërkim faljen nga ana e gjashtë klubeve, mund të vendoset nga Federata e Futbollit të Anglisë që të vazhdojnë tutje me.
Çfarë do të ndodhë me klubet në UEFA
Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit evropiane, Aleksander Ceferin ka mirëpritur dorëheqjen e klubeve nga Liga Premier.
Ai ka thënë se nuk është vonë për ato që janë penduar dhe se do të tentojnë që së bashku të shikojnë përpara.
Ceferin ka kërkuar nga to që të kontribuojnë edhe më shumë nga tani e tutje në garat evropiane dhe të vazhdojnë tutje të bashkuar. /Telegrafi/