Site icon Telegrafi

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Një superkompjuter i Inteligjencës Artificiale ka simuluar 10000 herë rezultatin e Euro 2024 dhe i ka dhënë një goditje të madhe disa kombëtareve, teksa ka zbuluar fituesit më të mundshëm.

Euro 2024 nis në Gjermani këtë verë dhe disa nga kombëtaret e mëdha pritet të shkojnë deri në fund pasi kanë pasur sukses edicion pas edicioni.

Megjithatë, rezultatet e superkompjuterit të Inteligjencës Artificiale nuk kanë dhënë rezultate premtuese për disa nga kombëtaret e mëdha.

Sipas rezultateve të superkompjuterit, fituesi më i mundshëm i turneut Euro 2024 është Portugalia që ka rreth 15% shanse për të ngritur trofeun.

Anglia renditet e dyta në listë me 12% shanse për të fituar e ndjekur nga Franca, të cilën shumë tifozë e shohin si favorit më të madh.

Pas tyre vjen Spanja e katërta me rreth 11% shanse për të fituar Euro 2024, e ndjekur nga Belgjika me rreth 8 për qind dhe Gjermania e Holanda me shanse të njëjta (5.76%).

Befasuese është renditja e kampionit në fuqi të Evropës, Italisë, e cila renditet vetëm e dhjeta me vetëm 4.67%, pasi para saj renditen Danimarka dhe Kroacia.

Kombëtarja e Shqipërisë renditet vetëm e parafundit me 0.13 për qind shanse për të triumfuar, me vetëm Gjeorgjinë poshtë tyre me 0.03 për qind mundësi. /Telegrafi/

Exit mobile version